Tarifat ndaj produkteve me origjinë nga Shtetet e Bashkura të Amerikës u bë shkas i përplasjes midis qeverisë e presidencës.
Vjosa Osmani ka këruar që qeveria të pezullojë tarifat ndaj produkteve me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo me këtë nuk u pajtuar ministri i Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati.
Ai ka shprehur shqetësimin për mënyrën e trajtimit të kësaj çështjeje në media, duke theksuar se vendimet e tilla duhet të merren larg mediave dhe të bëhen publike vetëm pas finalizimit të tyre.
E në vazhden e reagimive dhe deklarimeve, Indeksonline ka kontaktuar sot Haxhi Avdylin nga Lista Guxo.
‘’Për këtë çështje do të reagojmë në kohën e duhur’’ ishte përgjigjja që Haxhi Avdyli nga Lista Guxo ka dhënë për Indeksonlinen, lidhur me debatin Murati-Osmani.
Lidhur me statusin e Hekuran Muratit ka ardhur edhe reagimi nga presidenca.
Këshilltari i presidentes, Bekim Kupina e ka cilësuar Muratin si “njeriun e fundit” që mund të flasë për seriozitetin në këtë shtet, duke e akuzuar për mungesë të kuptimit për udhëheqjen shtetërore./Indeksoline/