ShowBiz
Debate të ashpra me Drenushën, Xheneta plas në vaj
Demokracia
13:58 | 05 Dhjetor 2024

Share:

Xheneta dhe Drenusha janë përplasur me njëra-tjetrën duke mos u kursyer as në gjuhë e as në të bëmat e tyre.

Xheneta gjatë debatit u shpreh se Drenusha vetëm rrinë dhe se personalisht asnjëherë nuk ka qenë nën hijen e saj, transmeton Klankosova.tv.

“Unë nuk kam qenë kurrë nën hijen tënde dhe ti kurrë nuk mund të jesh mbi mua e as edhe ndonjë banorë tjetër”, u shpreh Xheneta.

Mes tjerash, Xheneta u shpreh se banorët e tjerë janë përplasur me Drenushën dhe Gjestin vetëm pse qëndrojnë me të prandaj edhe i ka larguar.

Drenusha u shpreh se në shumë raste e ka mbrojtur Xhenetën tek banorët e tjerë. Por, Xheneta u shpreh e zhgënjyer pasi Drenusha e quajti të padijshme teksa shpërtheu edhe në vaj.

Drenusha u shpreh se banorët e tjerë e kanë kursyer Xhenetën për çka nënkupton se është ‘nën hijen e saj’.

Për të kuptuar më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme:

 

Të ngjashme