Dje, më 28 maj 2024, u zhvillua “post BBVA 3”, ku banorët diskutuan rreth ndonjë mërie, hatërmbetjeje, apo ndodhie të pasqaruar brenda shtëpisë. Në një natë të zhurmshme dhe të mbushur me debate, pati ngjarje të shumta, të cilat do t’i listojmë më poshtë:
Romeo Veshaj nuk u shfaq në studion e “post BBVA 3”, për arsye të panjohura. “Nuk i është përgjigjur ftesës Romeo Veshaj, arsyet nuk i dimi, ndoshta do i mësojmë rrugës”- u shpreh moderatori Ledjon Liço. Mungesa e Romeos u aludua si një hatërmbetje ndaj produksionit, për shkak se nuk u shpall fitues.
Egla foli e para për emocionet që i dha fitorja dhe rrëfeu se për të ishte e pabesueshme dhe se lojën e mendonte mes saj, Julit dhe Romeos. Në këtë moment, Meritoni ndërhyri dhe i tha se fitoren ia dhanë ai dhe Ilnisa. Duket e çuditshme, por ja që Merioni e mendon vërtet.
Egla tregoi se ç’ndodhi para se të hynte në ‘Dhomën e Bardhë’
Egla rrëfeu për herë të parë se ç’ndodhi para se të hynte në ‘Dhomën e Bardhë’, pas zarfit të zi që solli skualifikimin e saj nga loja. Aktorja e cilësoj ‘Dhomën e Bardhë’ si një sfidë të madhe psikologjike.
“Pas skualifikimit, kur m’u propozua ‘Dhoma e Bardhë’… para se të hyja aty kam bërë teste psikologjike… pastaj mora vendimin dhe u futa. U krye me sukses nga të tre duhet të them. Psikologjikisht flas. Më pas ndodhi ajo që ndodhi”, referuar nominimit dhe eliminimit të Ilnisës, si dhe zënkave të shumta që ndodhën mes saj, Ilnisës dhe Meritonit.
Sqarimi se pse Egla u shfaq në “Komunën e Parisit”
Pasi u shfaq në ‘Dhomën e Bardhë’, në rrjet qarkulloi një foto, ku Egla gjendej në rrugën “Komuna e Parisit”. Kjo ngjalli reagime të shumta dhe kjo u diskutua nga Julian Deda mbrëmë.
“Mendoj se ato dy ditët fantazmë që nuk e dinte publiku çfarë po ndodhte me të, mori makinën dhe iku”, tha Juli, ndërsa Egla theksoi se ka qenë te zyra e psikologes, para se të hynte në ‘Dhomën e Bardhë’.
“Zarfi i zi u shkel me të dyja këmbët, bën bujë videon e saj dhe rikthehet, jo faktorizim…ama ‘Dhoma e Bardhë’ ta ka thënë ‘Big Brother-in’ dhe thuaji ‘faleminderit’, pasi ajo ishte gjetja që të dha ty fitoren. Ke dalë dy herë e papreferuar”, u shpreh Juli.
Juli flet për ofendimet e Eglës
Juli iu referua ofendimeve të Eglës, saktësisht epitetit “e shkepme”, me të cilit ajo iu drejtua Rikes. “Publiku më zgjodhi mua, po nëse unë do të përdorja fjalët qe ka përmendur ajo sot do isha në burg, nëse do thoja je e shqepur siç thoshte Egla, para mbrapa poshtë lartë.
Përplasja Gazi – Ledjona
Gazi dhe Ledjona kanë pasur një përplasje mes tyre. Gazi i është referuar Ledjonës si “zarja e Julit”.
Pjesë nga debati:
Gazi: Ti s’mund të flasësh, se ke qenë zari i Jul Dedës.
Ledjona: Zari i parë ke qenë ti.
Gazi: Kjo zarja nuk mund të flasë për bashkëpunime, se ka qenë zar i jul Dedës.
Juli – Gazit: Dashuria e parë e imja je ti.
Gazi: Kemi qenë të dy njëlloj… të kam shërbyer unë ty? Apo më ke shërbyer?
Juli: Po ç’lidhje ka me shërbim? Ku më ka shërbyer ajo mua? Ke pas të drejtë ti, ndaj ke dalë.
Gazi: Tani thua jam unë fituesi, s’ke asnjë ndryshim nga unë, se nuk ke fituar asgjë më shumë se unë.
Reagimi i Jul Dedës pas daljes nga “BBVA 3”
Jul Deda reagoi pas daljes nga “BBVA 3”, duke thënë se e di se me votat e publikut, ai ka fituar. (Deklaratën e plotë e lexoni këtu). Kjo u diskutua në studio, çka ka sjellë edhe një debat mes Julit dhe Meritonit.
Juli pretendoi se i ka ditur të gjitha, ndërsa Meritoni u shpreh se më shumë ‘fitues i publikut ishte ai sesa Juli’.
“Pranoje që humbe”, tha Meritoni, ndërsa Juli vijoi: “Që në 7 prill kur është rikthyer Egla kam pasur një reagim për zhvlerësimin e zarfit të zi. Ndjeva një faktorizim të Eglës dhe një mundësi tjetër për të shkuar drejt fundit. Unë dhe për të dhënë sinjale thoja që Eglën e dua në finale, dhe e dua në pod. Kthimi i saj më është dukur i çuditshëm. Meritonin nuk e kam parë si konkurrent”.
‘Pëlqimi i supozuar’ i Eglës ndaj Meritonit
Po, është diskutuar në rrjet, ka pasur njerëz që kanë thënë se Egla tërhiqet seksualisht nga Meritoni dhe më në fund, u diskutua. Ilnisa akuzoi Eglën se ka seksualizuar Meritonin, ndërsa fituesja e “BBVA 3” u shpreh: “Nuk e di se me çfarë syri është parë, por nuk ka shans. Është një djalë shumë simpatik, aty qoftë, për gruan që do e marri, por aty le të mbetet. Mendimi im është që është një djalë i bukur, simpatik, lum ajo që do e marri”, tha ajo.
Heidi flet për marrëdhënien aktuale me Romeon
Ndonëse Romeo mungoi në studio, Heidi shkoi dhe foli edhe për raportin e tyre aktual. “Raporti ynë është i shkëlqyer. Po jetojmë momentet tona në privatësi”, tha ajo dhe më pas shtoi se do të zhvendoset në Shqipëri.