ShowBiz
Debat mes Oltës dhe Deas, shkak Shpati dhe Luizi
Demokracia
23:15 | 04 Mars 2023

Share:

Dea dhe Olta që prej fillimit kanë patur një raport shumë të mirë me njëra-tjetrën, por hyrja e Shpatit, ndryshoi gjithçka mes tyre.

Ato të dyja kanë patur disa debate me njëra-tjetrën dhe shkak për këtë është bërë raporti mes Deas dhe Shpatit.

Veç kësaj, “mollë sherri” mes tyre u bërë edhe zgjedhja e Deas, e cila “selektoi” Luizin si partner për “Dancing With Big Brother”. Sipas Oltës, Deas i interesonte të kërcente me Luizin.

Olta: U bë e dyta situatë që Dea e ka patur shtëpinë kundër, njëra ishte ajo me Ermionën dhe tjetra debati me mua. Kur pash në “prime” që nisi të qeshte me Luizin, thash e paska pasur të gjithën lojë. Unë nuk u ndjeva mirë dhe mendova ta sqaroja me të këtë situatë. Biseda doli në kuptime të tjera dhe në situata të tjera. Unë doja të kuptoja nëse ajo vërtetë u ndje keq për komentin tim lidhur me Shpatin, apo nëse ajo e pëlqente vërtetë.

Dea: Nuk e kuptoj se Olta nuk është e drejtëpërdrejtë.

Olta: Marrëdhënia më Shpatin ka qenë për të trazuar ujrat, ka qenë lojë.

Dea: E nisëm me mërzinë që pate kur më pe me Luizin që ne qeshëm. Jam e sigurt qe ka qenë një batutë kot. Jam ndjerë keq për ofendimet që Luizi më bëri atë ditë. Unë nuk është që e pata qejf Shpatit.

Olta: Mua nuk mu duk sikur qeshe kot me të. Ty të pëlqeu. Mund ta konfirmojë dhe Luizi. Fola dhe me Nitën dhe kisha dyshimet e mia. Të thash që do flasim vesh dhe madje këmbëngule.

Dea: Kur e folë ne sy të të gjithë shtëpisë, ç’kuptim kishte të flisnim veç?

Olta: Këmbënugle ta bëjmë këtu bisedën dhe ashtu bëmë.

Dea: Ti e gjete si shkak që të nxirrje një muhabet të mëparshëm. Çdo veprim timin këta e shohin me lupë.

Luizi: Unë nuk të llogaris fare mi Dea.

Dea: Po, e di sa nuk më llogarit. Fole tre orë për mua atë ditë. Kur erdhi puna e zgjedhjes, realisht thash po e lë kështu siç është pasi po të zgjidhja Shpatin, do niste ndonjë gjë. Duke bërë atë që më caktoi Big Brother, thash se nuk do merren më me mua.

Kristi: Më vjen inat që Shpati u vu në pozitë të vështirë nga kjo gjë.

Nita: Atë ditë kur u bë loja e Deas me ushtrime, për mua ishte një Déjà vu. Është një sistem që Luizi e ka fajin edhe vet. Ai i përdor në forma të ndryshme.

Dea: O Nita, si mund të duket “sistem Luiz” ky?

Nita: Ky ishte i pari që e mori vesh që ishte lojë.

Dea: Ne folëm si njerëz, çfarë doni ju tani që unë të them që mes nesh ka një aleancë të fshehtë?

Luiz: Unë kam aleancë të fshehtë me të gjithë.

Nita: Dua të komentoj pak atë komentin që bëri Luizi, që ai ka Kiarën, Keisi Kristin, duke vënë një mashkull përpara. Më vjen mirë që mua nuk më udhëheq një mashkull.

Luiz: Duke marrë parasysh lidhjen që unë kam me Kiarën dhe Keisi me Kristin, e thash atë.

Dea: Është shumë e shëmtuar që thonë që unë bëj lojë me Luizin, kur ai më ka ofenduar. Më vjen keq që kjo situatë interpretohet kështu, kur është thjeshtë një situatë njerëzore.

Shpati: Dea e shfrytëzoi që ajo të qëndroje me mua, sepse do ishte në qendër të vëmendjes. I ka interesuar.

Dea: E kam pyetur gjithë kohën Shpatin, nëse është okej me këtë situatë.

Shpati: Mbase nuk ka përdorur Shpatin, por ka përdorur imazhin tim. Unë e kam shprehur që Dea është vajzë shumë e mirë dhe i mendon shumë mirë gjërat.

Dea: Shpati ne sikur u morëm vesh bashkë dhe u sqaruam. Pse po e kthen kështu këtë situatë?

Zhaklin: Për mendimin tim nuk ka asgjë të keqe në qoftë se ajo flirton. Dhe kjo gjë nuk më duket sikur po ndodh me Shpatin. Nuk arrij ta kuptoj se kush është problemi. Aty të gjithë kanë aleanca të fshehta. Nuk më duket që ka shumë për të thënë.

Arbër: Nuk më duket sikur ka një aleancë. Sigurisht që i ka rënë mirë partneriteti me Luizin në “Dancing With Big Brother”. E gjitha më duket një debat artificial./TopChannel

 

Të ngjashme