Lajme
VIDEO| Debat i ashpër mes Krasniqit e Kurtit në Kuvend për tërheqjen e mjeteve nga Trusti
Demokracia
12:36 | 23 Qershor 2022

Share:

Debat i ashpër është duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, ku është duke u diskutuar tërheqja e 30 për qind nga Trusti.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është treguar mjaft kritik ndaj kryeminsitrit Albin Kurti, i cili deklaroi se Qeveria e Kosovës është kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti, projektligj të cilin e ka iniciuar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, raporton Demokracia.com.

“Kryeministër kurrgjë nuk thatë sepse njerëzit këtu të pritën me fol për substancë, sepse ti me atë mjeshtërinë tende konfliktuale u mundove me kthy në personale . Kjo nuk të ka hije sepse qytetarët presin me i tregu se pse nuk po ua lejon me i tërheq mjetet e trustit. Ti sot atyne po ju thu se po i banë dertin kur të dalin ne pension, po ti sot duhesh me jau bajt dertin për rini, ose në moshë të mesme se 37 vjet është mosha mesatare e kontributdhënësit në Kosovë. E the që është propblem këta që kanë shumë mjete, që po e bojmë një amendament, 96 për qind është nën 20 mijë, që po i heqim pasanikët edhe flej me atë idenë tonde anti-kapitaliste. Edhe në rregull jemi, po ti lejo 96 për qind të njerëzve që ato pak mjete që i kanë le të ballafaqohen me krizën që e kanë ata edhe familjet e tyre, çfarë rrënimi po flet nëse tërhiqen 400 milionë euro, që s’dalin as qaq. Qysh rrënohet fondi nëse i tërheqin 15 për qind. Nuk rrënohet fondi, nuk po themi me mbyll….”, deklaroi Krasniqi, raporton Demokracia.com.

Pas kësaj, ka replikuar kryeministri Albin Kurti, duke u munduar që të sqarojë deklaratat dhe qëndrimet e tij.

“Unë po e ritheksoj nuk është qëllimi për ta ndihmuar qytetarin, pakoja e ringjalljes ekonomike e ka ndihmuar qytetarin. Kjo është qasje popullsitë ku dikush përpiqet që të vendoset në këpucën e konsumatorit në market dhe të thotë qenkan rritur çmimet është mirë t’i kem edhe ca para më shumë. Shumicës së njerëzve nëse i thua se shiko se të kanë rënë 20 euro në tokë, i shikon…..”, theksoi Kurti ndër të tjerash. /Demokracia.com/

Të ngjashme