Lajme
Debakli i Albin Kurtit | E çoi BQK-në në “Dialog për Dinarin”, por para një muaji deklaronte se vendimi i BQK-së ishte i panegociueshëm
Demokracia
16:59 | 26 Shkurt 2024

Share:

“… nuk është një çështje e negociueshme”.

Kështu deklaronte më 31 janar 2024 kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Por, ende pa u bërë një muaj i plotë, ai është tërhequr nga ky pozicion, shkruan Demokracia.com.

Rezultati? Një debakël i llojit që mund ta prodhojë vetëm Albin Kurti.

Më 27 shkurt 2024, si pasojë e këtij debakli të Kurtit, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë tashmë po gjen vend edhe Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për përdorimin e valutave jo Euro, e cila nuk përfshinë edhe Dinarin serb, i cili gjen përdorim nëpër komunat me shumicë serbe në Kosovë.

KURTI: NUK ËSHTË NJË ÇËSHTJE E NEGOCIUESHME

“Pra, në katër komunat në veri janë katër degë të bankave dhe janë 15 institucione financiare jobankare, ku do të mund të dërgohen dërgesat e pagesat dhe ku do të mund të merren të gjitha ato në euro. Euroja është valutë që na vjen nga BE-ja, ne nuk jemi duke i thënë askujt merre valutën lekë të Shqipërisë apo një valutë të re Dardan të Kosovës, por euron, euro si mjeti i vetëm i pagesës edhe i shitblerjes i përcaktuar në mënyrë të qartë në RKS, nuk është një çështje e negociueshme”, deklaronte Kurti më 31 janar 2024.

KURTI: TA LËMË BQK-në TË QETË, ËSHTË INSTITUCION I PAVARUR

Për më tepër, sipas Kurtit, vendimet e BQK-së janë të një institucioni të pavarur, andaj duhet ta lëmë të qetë që ta bëjë punën e vet sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

“Vendimet BQK-së janë të pavarura dhe BQK-ja është institucion i pavarur. Rregulloret që ata i miratojnë janë krejtësisht në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Unë besoj se duhet ta lëmë të qetë BQK-në dhe guvernatorin Ahmet Ismailin që ta bëjë punën e tij, ashtu siç e ka fituar besimin në Kuvendin e Republikës tonë”, vazhdonte Kurti në të njëjtën ditë.

ZYRTARE – KURTI E ÇON BQK-në NË BRUKSEL PËR TË DIALOGUAR ME SERBINË PËR “DINARIN”

Një ditë para takimit, Bashkimi Evropian ka konfirmuar pjesëmarrjen e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në një takim në Bruksel, më 27 shkurt, për çështjen e ndalimit të dinarit në Kosovë.

Nga Kosova konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se ftesës së BE-së i është përgjigjur pozitivisht Banka Qendrore e Kosovës, pa dhënë emra se kush do të jetë pjesë e delegacionit. Por, Radio Evropa e Lirë merr vesh se Kosova në takim do të përfaqësohet nga guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili. Ndërkaq, sipas medias serbe, Tanjug, në takimin e 27 shkurtit, Serbinë do ta përfaqësojë kryenegociatori serb në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq. /Demokracia.com/

https://demokracia.com/dialog-per-dinarin-kurti-e-bislimi-ne-kundershtim-me-kushtetuten-e-cojne-bqk-ne-ne-bruksel

https://demokracia.com/rezultati-katastrofal-i-kurtit-brenda-nje-muaji-e-coi-dinarin-e-serbise-ne-dialog-kush-do-ta-perfaqesoje-kosoven-ne-bruksel/

https://demokracia.com/kurti-e-mbajti-fshehur-por-be-e-zbulon-se-ai-ka-pranuar-qe-perdorimi-i-dinarit-te-behet-pjese-e-dialogut-ne-bruksel/

Të ngjashme