ShowBiz
Dea shpërthen në lot, i bën dedikimin e veçantë Kristit
Demokracia
13:25 | 29 Gusht 2023

Share:

Dea dhe Kristi prej disa kohësh po përfliten për një lidhje pasi janë parë shpesh bashkë. Së fundmi Kristi festoi 32-vjetorin dhe gjejeni pak me kë e kaloi? Me Dean. Dyshja bënë një udhëtim në Palasë me varkë nga ku Dea ka postuar disa foto e video.

Ajo tregon se Kristi nuk kishte organizuar asgjë, por brenda ditës duket se ia kanë dalë të kënaqen. Me ta ka qenë edhe motra e Kristit, Gala.

Dea ka postuar edhe një video në fund nga momentet e tyre në Big Brother VIP dhe tregon se kjo video e ka bërë të qajë

“Videon e fundit e futa këtu se me ka bere për te qare kur e kam pare dhe doja një arsye ta postoja. Jam e lumtur që të kam njohur në mënyrën më të çuditshme. Ti je argëtues. Gëzuar ditëlindjen”, shkruan Dea.

Të ngjashme