Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Dea Mishel, ka nisur pushimet në bregdet, sipas imazheve të shumta të cilat i ka publikuar në internet.
Ajo “dogji” rrjetin kur publikoi një sërë imazhesh, përmes së cilave pozonte e veshur në bikini të bardha.
Ish-banorja e BBVA, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ku tregonte linjat e saj të përkryera trupore.
“Fillova plazhin”, ishte përshkrimi që bëri Dea Mishel, në postimin e saj, bashkangjitur fotografive të cilat i publikoi në llogarinë e saj.
Ajo është tejet aktive në rrjetet sociale, ku nuk heziton asnjëherë të ndajë imazhe nga jeta e saj e përditshme.
Një personazh që di të tërheqë vëmendjen secilën herë, Dea Mishel nuk zhgënjeu edhe këtë herë ndjekësit e saj