ShowBiz
Dea dhe Amosi rikrijojnë skenën e filmit “The Notebook” – ndodh puthja e parë mes tyre
Demokracia
11:31 | 14 Janar 2023

Share:

Banorëve të Big Brother VIP Albania iu dha detyrë nga “Vëllai i Madh” që të realizojnë disa skena filmash.

Ata u ndan në çifte për të rikrijuar disa skena të njohura nga kinematografia ndërkombëtare.

Amosi dhe Dea Mishel u përzgjodhën si çifti që do të intepretojnë një skenë nga filmi i famshëm “The Notebook” ku përfshihej edhe një puthje në buzë.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Dyshja nuk hezituan dhe realizuan momentin e puthjes në ambientet e banjos të ndihmuar nga disa prej banorëve që skena të përfshinte edhe shiun.

Amos i dhuroi puthje Deas pas përfundimit të dialogut me njëri-tjetrin duke bërë që të duartrokiten dhe brohoriten nga banorët e tjerë që po i shikonin.

Kujtojmë që prej javësh Amosi dhe Dea janë parë si një çifti i mundshëm në BBVA pasi të dy nuk e kanë fshehur simpatinë madje edhe flirtet e herë pas hershme.

Mbetet të shihet nëse ky moment intim do të bëjë që dyshja të afrohen edhe më shumë së bashku.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Të ngjashme