Sport
De Jong nuk e harron “dashurinë e vjetër”, Barcelona publikon pamjen ku mesfushori e shikon Ajaxin
Demokracia
21:03 | 28 Shtator 2021

Share:

Mesfushori holandez i Barcelonës, Frenkie De Jong duket se nuk e ka harruar ende ish-klubin e tij, Ajaxin.

Barcelona ka publikuar një video ku shihet De Jong duke e shikuar Ajaxin në telefonin e tij, shkruan Demokracia.com.

“Hej FC Ajax, De Jong është duke shijuar ndeshjen tuaj”, shkroi klubi katalunas.

Ajax u përball sonte me Besiktasin në “Amsterdam Arena” në kuadër të Ligës së Kampionëve.


Holandezët triumfuan 2-0 ndaj kampionëve në fuqi të Turqisë.

De Jong ishte pjesë e Ajaxit për një kohë të gjatë, ndërsa nga aty u transferua te Barcelona para pak viteve. /Demokracia.com

Të ngjashme