Sport
De Gea pranë rinovimit me Manchester Unitedin
Demokracia
15:34 | 21 Prill 2023

Share:

Portieri i Manchester United, David De Gea është në prag të marrëveshjes për një kontratë të re për të qëndruar në klub.

Kishte pyetje serioze për të ardhmen e portierit spanjoll, por ai ka mundur të fitojë besimin e menaxherit të tij Erik ten Hag këtë sezon me paraqitjet e tij të vazhdueshme.

De Gea ka qenë zgjedhja numër një e Ten Hag dhe ka filluar 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet pasi United ka forcuar pozicionin e tyre në top katërshen e Premier League dhe e ka fituar Carabao Cup

De Gea po kryeson gjithashtu garën për të fituar çmimin e Dorezës së Artë të këtij sezoni dhe ka 14 porta të pastra deri më tani në Premier League, përpara Nick Pope të Newcastle me 13 dhe Aaron Ramsdale të Arsenalit me 12.

Të ngjashme