Sport
De Biasi shuan zërat për rikthim te Shqipëria, rinovon me Azerbajxhanin
Demokracia
16:29 | 04 Tetor 2022

Share:

Trajneri italian, Gianni De Biasi ka vazhduar kontratën me Federatën e Futbollit të Azerbajxhanit për drejtimin e kombëtares azere.

De Biasi me kontratën e re do të mbetet trajner i reprezentacionit të Azerbajxhanit deri në vitin 2023, kur edhe mbyllen kualifikimet për Euro 2024, përcjell Demokracia.com.

“Kontrata me trajnerin e përfaqësueses së Azerbajxhanit, Gianni De Biasi, është rinovuar edhe për një cikël eliminator”, thuhej ndër të tjera në vendimet e Komitetit Ekzekutiv të Federatës.

Kësisoj, zërat për gjasat që De Biasi të rikthehet te Kombëtarja e Shqipërisë janë shuar. De Biasi ishte trajneri historik i “kuqezinjve” duke e kualifikuar në Kampionatin Evropian 2016 për herë të parë në histori. Emri i De Biasit u lakua shumë në mediat shqiptare si pasues i mundshëm i Edi Rejës, trajnerit aktual të Kombëtares i cili po kritikohet shumë për rezultatet jo të mira.

De Biasi është mori drejtimin e Azerbajxhanit në vitin 2020 dhe firmosi kontratë dyvjeçare./Demokracia.com/

Të ngjashme