Sport
De Biasi flet për ndeshjen Shqipëri – Itali: Spalletti e di mirë se kuqezinjtë nuk duhet nënvlerësuar
Demokracia
11:32 | 11 Qershor 2024

Share:

Shqipëria do të luaj për herë të dytë në histori të saj në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.

Kuqezinjtë për herë të parë morën pjesë në Kampionatin Evropian ‘Euro 2016’, kur në krye të skuadrës ishte trajneri italian Gianni de Biasi.

Trajneri italian është rikthyer të flas për Shqipërinë, derisa në një intervistë për ‘Gazzeta dello Sport’, ka folur për Grupin B ku ndodhen kuqezinjtë.

Ish-trajneri i kuqezinjve u është përgjigjur tre pyetjeve për Kombëtaren shqiptare, ku thekson se ajo nuk duhet nënvlerësuar aspak, por sheh Italinë si favorite.

De Biasi, si ish-trajner i Shqipërisë, a e ndoqët atë në miqësoren kundër Azerbajxhanit, tjetër ekip që ju e keni drejtuar së fundi?

Po, Shqipëria fitoi 3-1, por ishte një ndeshje e luftuar. Mund të them se Shqipëria më pëlqeu për mënyrën si dilte nga prapa me top.

Italia, çfarë duhet të ketë kujdes nga Shqipëria për ndeshjen e së shtunës në Gjermani?

Në mesfushë, Asllani dhe Ramadani dinë të filtrojnë dhe të rinisin aksionin. Sulmuesi kryesor, Broja, është i fortë fizikisht dhe mund të shfrytëzojë çdo rast minimal. Asani dhe Seferi i japin fantazi skuadrës shqiptare nga krahët. Dhe kujdes nga tifozët e tyre: të shtunën në Dortmund do të jenë me mijëra shqiptarë entuziastë.

Cilat janë pikat e dobëta të kësaj skuadre?

Nuk e di çfarë taktike do të zgjedhë trajneri Sylvinho, nëse do ta sulmojë Italinë, apo do ta presë. Shqipëria e tij bën një lojë pozitive. Sylvinho ka pasur maestro të mëdhenj në karrierë, për shembull, ka punuar me Roberto Mançinin. Shqipëria është një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar dhe këtë Spalletti e di mirë. Italia është favorite.

Të ngjashme