Lajme
Davosi, aty ku takohen të pasurit dhe të fuqishmit: Disa gjëra që ndoshta nuk i keni ditur për qytetin ‘më të lartë’ të Evropës
Demokracia
07:14 | 20 Janar 2023

Share:

Mijëra njerëz zbresin në Davos të Zvicrës çdo vit për Forumin Ekonomik Botëror vjetor.

Ky vend është tanimë popullor por ka disa gjëra të cilat ndoshta mund të mos i keni dëgjuar më parë, për qytetin turistik i cili zyrtarisht është më i larti në Evropë.

Davos ndodhet në kantonin Graubünden (i njohur edhe si Grisons) në Zvicrën lindore.

Kjo zonë është e njohur për peizazhet e saj mahnitëse alpine dhe si parajsë për sportet dimërore.

Është gjithashtu i vetmi kanton i Zvicrës ku fliten të tri gjuhët dhe i vetmi ku Romansh, gjuha e katërt kombëtare e Zvicrës, ka status zyrtar.

Qyteti i vogël është i njohur për vendpushimin e tij të skive, duke tërhequr shpesh një klientelë të pasur në shpatet e tij.

Dhe i vendosur në 1560 metra mbi nivelin e detit, është zyrtarisht qyteti më i lartë në Evropë.

Përveç ofertës së tij të larmishme të sportit dhe kohës së lirë, Davos njihet mirë si një vend takimi për ekspertët botërorë, udhëheqësit e fuqishëm të biznesit, politikanët dhe super të pasurit falë rolit të tij si mikpritës i Forumit Ekonomik Botëror (WEF).

WEF 2023, i cili përfundon të premten më 20 janar, ndiqet nga rreth 2,500-3,000 njerëz.

Këtë vit ka pasur fjalime nga liderë duke përfshirë kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Pse takohen aty të pasurit dhe të fuqishmit?

Kjo është kryesisht për arsye organizative që datojnë që në ditët e hershme.

Klaus Schwab, themeluesi i Forumit Ekonomik Botëror dhe, në moshën 84-vjeçare, ende kryetar ekzekutiv i tij, është me prejardhje gjermane.

Por ai ka paraardhës zviceranë dhe e njeh Davosin që nga fëmijëria. Si një 10-vjeçar, ai mësoi të skijojë atje, ka thënë Schwab.

Të ngjashme