ShowBiz
David Guetta bëhet baba për herë të tretë në moshën 56-vjeçare
Demokracia
09:42 | 19 Mars 2024

Share:

David Guetta 56 vjeç dhe e dashura e tij Jessica Ledon kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku. Lajmin e kanë bërë të ditur vet ata, përmes një postimi të përbashkët në Instagram të dielën.

“Dashuria është në ajër. Njihuni me Cyan”, shkruan ata, krahas një fotoje të Guetta-s duke përqafuar Ledon, teksa i porsalinduri i tyre, i cili kishte një kokë me shumë flokë të errët, flinte në gjoksin e saj.

Guetta është gjithashtu baba i vajzës Angie, 16 vjeç, dhe djalit Tim Elvis, 19 vjeç, të cilin e ndan me ish-bashkëshorten Cathy Lobé.

David dhe Jessica janë njohur në vitin 2015 dhe prej vitesh tanimë kanë një marrëdhënie të bukur dhe të fortë. Ata e bënë publik lajmin se ishin në pritje të një bebushi në çmimet Latin Grammy në Spanjë, ku Jess u shfaq e veshur me një fustan që i tregonte barkun e rrumbullakosur.

Të ngjashme