David dhe Victoria Beckham kanë premtuar se do të dhurojnë 1 milion paund për të ofruar ndihmë për popullin e Ukrainës.
David nisi një apel urgjent për fondit të tij për UNICEF që të ndihmojnë t’i mbështesin fëmijët e prekur në vendin që u shkatërrua nga lufta.
Dhe burime pranë çiftit zbuluan për MailOnline, David dhe Victoria kanë dhuruar 1 milion paund nga paratë e tyre për nismën e bamirësisë.
“David ka qenë ambasador i vullnetit të mirë për 17 vjet dhe mbledh miliona në vit për të mbështetur UNICEF-in dhe punën e tyre për fëmijët në mbarë botën. Kjo është përveç projekteve që ai financon nën ombrellën e Fondit të tij 7, i cili synon të mbështesë fëmijët në mbarë botën, veçanërisht vajzat që të kuptojnë potencialin e tyre“, tha burimi