ShowBiz
David Beckham vjen me projekt televiziv në Disney+
Demokracia
19:43 | 13 Prill 2021

Share:

David Beckham bashkohet me Disney+ për shfaqjen e futbollit ‘Save Our Squad’.

David Beckham do të udhëzojë futbollistët e rinj në një seri të re për Disney+ të quajtur ‘Save Our Squad’.

Ylli i sportit, i cili ishte kapiten i Anglisë dhe luajti për klube duke përfshirë Manchester United dhe Real Madrid, do të kthehet në fushat ku ai luajti si fëmijë, transmeton Demokracia.com.

Misioni i tij është të ndihmojë një ekip që lufton të mbijetojë në ligën e tyre amatore.

Beckham tha se ishte tejet i lumtur, që pas karrierës së tij të gjatë do të ndihmonte në zhvillimin e talentëve të rinj.

Shfaqja do të bëhet nga kompania e prodhimit Twenty Twenty dhe Studio 99, një studio prodhimi që themeloi Beckham.

Ende nuk dihet se kur do të transmetohet shfaqja. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme