Auto&Tech
David Beckham blen një kompani makinash
Demokracia
17:59 | 05 Qershor 2021

Share:

Ylli i futbollit ka blerë 10 përqind të aksioneve në kompaninë britanike të makinave elektrike, Lunaz.

David Beckham nuk është vetëm një ikonë futbolli dhe mode – ai është gjithashtu një entuziast i zjarrtë i makinave, i cili ka në pronësi gjithçka, nga një klasik Aston Martin V8olante deri te një McLaren 720S, shkruan Demokracia.com.

Duke e çuar pasionin e tij për makinat në tjetër nivel, Beckham është duke hyrë ngadalë në industrinë e makinave.

Ai është fytyra e Maseratit pasi u bë ambasadori i markës së prodhuesit italian të automobilave dhe tani ai ka blerë aksione në një kompani makinash.

Për të qenë më specifik, David Beckham tani zotëron dhjetë përqind të kompanisë britanike të makinave elektrike Lunaz, e cila shndërron makinat klasike me djegie në makina elektrike.

E themeluar në vitin 2018 dhe me qendër në Silverstone, Angli, Lunaz ka ndërtuar versione elektrike të Range Rover Classic, Bentley S3 Continental Flying Spur, Rolls-Royce Phantom V dhe Rolls-Royce Silver Cloud. /Demokracia.com/

Të ngjashme