Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti duhet të reflektojë.
Ai tha se shpreson që të shqyrtohet nominimi i Shqipe Selimit ose Saranda Bogujevcit.
“Duket e ngjashme si të gjitha seancat, përderisa nuk ka marrëveshje. Shpresoj që ta propozojnë Shqipe Selimin ose Saranda Bogujevcin. Nëse flasim për partinë që ka dalë e para, e ka mandatin e konstituimit të institucioneve. Është antikushtetuese ndryshimi i mënyrës së votimit. Secili deputet e ka obligim mos me ra pre e këtyre manipulimeve”, tha ai.