Daut Haradinaj: I kemi së paku 10 kandidatë për kryetarë komunash, të tjerët po presin
Kanidati për Kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka reaguar lidhur me programin qeverisë Kurti 2.
Haradinaj thotë se për herë, SHBA-ja nuk është renditur si partner strategjik i Kosovës.
Ai nuk ka lënë pa i thumbur edhe partitë e tjera lidhur me kandidaturat për kryetarë komunash, të cilat nuk i kanë bërë ende publike pretendentët e tyre për të parët e komunave.
Postimi i plotë i Daut Haradinajt:
Debati për ministren e Jashtme është i panevojshëm dhe i dëmshëm. Ne si Aleancë nuk do të jemi pjesë e këtij debati. Secili njeri e ka një të shkuar dhe duhet të jetojë me të. Kaq!
Programi i Qeverisë më shumë i ngjan një analize të administratës, se sa programit të një qeverie. Jemi të zhgënjyer me faktin se në këtë program (sa pashë nga ajo që është publikuar në Koha Ditore) për të parën herë ShBA-të nuk renditen si partner strategjik i Kosovës.
Dialogu me Serbinë nuk mund të zhvillohet pa një transparencë të plotë. Kjo është çështje nacionale dhe u përket të gjithëve. Qeveria e Kryeministri duhet të zhvillojnë takime me spektrin politik për një qëndrim të përbashkët. Ne si Aleancë do të luajmë rol konstruktiv për këtë temë, natyrisht kjo përmes Parlamentit. Nuk kërkojmë që të jemi pjesë e ekipit që zhvillon negociata, por kërkojmë të jemi në dijeni për çdo detaj të këtij procesi!
Aleanca është ndër partitë e para, (në mos e vetmja), që ka avancuar në procesin e zgjedhjeve lokale. Ne tashmë i kemi minimalisht 10 kandidatë të paracaktuar për kryetarë komunash. Të tjerët po presin e po kalkulojnë.