Donald Veshaj i ftuar në rubrikën “Galeri” të “E Diell”, krahas karrierës dhe filmit “5 Herë Jo” të realizuar së fundmi, ka folur edhe për jetën e tij private dhe planet për dasmë.
I ngacmuar se çfarë mendonte për dasmën dhe institucionin e martesës, Donaldi e lidhi atë me familjen duke shtuar se është ndër ato gjëra që ka qejf ta përjetojë.
“Unë kam respekt për ju njerëzit e martuar sepse kam respekt për familjen, por dasma/familja është një moment ku ti nis një tjetër etapë në jetë që është familja. Familje nuk do të thotë që ti nuk ke familje në qoftë se nuk je martuar, por që dasma është një moment që pse jo, unë e kam me qejf që ta përjetoj”, tha Donaldi.