Presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Suker, është ndarë nga bashkëshortja e tij 28-vjet më të re, Kristina Barlo, transmeton Demokracia.com.
53-vjeçari ka marrë kështu edhe njëherë statusin e beqarit.
Suker, sipas mediave atje, u nda nga modelja 25-vjeçare pas disa problemeve që kishin.
Në fund të vitit të kaluar u fol se Suker kishte lidhje të fshehtë me një ish-Miss të Kroacisë, por kjo nuk mundi të konfirmohet asnjëherë.
Përpara Kristina Bralo, ai kaloi dy vjet me ish-Miss Kroacia Maja Cvjetkoviç, modelet Dragana Radosheviq dhe Kristina Bradaq, dhe ish-tenisten Ivo Majoli. /Demokracia.com