Sport
“Dashuria ime” – Munishi ia uron FC Prishtinës ditën e të dashuruarve
Demokracia
20:22 | 14 Shkurt 2023

Share:

Kryetrajneri i FC Prishtinës, Ismet Munishi ka zgjedhur një mënyrë tjetër të shënojë 14 shkurtin, ditën e të dashuruarve.

Trajneri prishtinas “Shën Valentinin” ia ka uruar klubit kryeqytetas, trajner i të cilës është vetë ai, shkruan Demokracia.com.

“Urime dita e të dashuruarve dashuria ime” – ka shkruar në gjuhën angleze Munishi duke publikuar një fotografi të logos së FC Prishtinës.

Munishi u emërua trajner i Prishtinës në qershor të vitit 2022, ndërsa vetes ia dha epitetin si “Djali i Kryeqytetit”.

48-vjeçari gjatë aventurës që po kalon me “bardhekaltrit” është parë në shumë rast edhe i afërt me tifozët e klubit, duke fituar respektin e tyre.

Prishtina pas 19 ndeshjeve të zhvilluara këtë edicion në Superligën e Kosovës ka grumbulluar 27 pikë dhe pozicionohet në vendin e katërt, pozitë kjo që e dërgon në garat evropiane.

Vlen të përmendet se Prishtina është gjithashtu në garë për Kupën e Kosovës, ku ka arritur në çerekfinale./Demokracia.com/

Të ngjashme