Sport
“Dashuri” – Rrahmani e përshkruan me një fjalë golin në Serie A me Napolin
Demokracia
21:14 | 23 Janar 2022

Share:

Amir Rrahmani pati “gisht” në fitoren e thellë të Napolit sot kundër Salernitanës në Serie A.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës realizoi golin e tretë në fitoren 4-1 të napolitanëve në stadiumin “Diego Armando Maradona”, shkruan Demokracia.com.

E vetë Rrahmani pas ndeshjes në llogarinë e tij në Instagram ka reaguar me vetëm një fjalë.

“Dashuri”, ka shkruar Rrahmani në fotografinë e shkrepur gjatë festës së tij pas golit.

Reprezentuesi kosovar ka fituar besimin e trajnerit, Luciano Spalletti këtë edicion duke qenë i pazëvendësueshëm në qendër të mbrojtjes për skuadrën që pretendon titullin në Serie A. /Demokracia.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Amir Rrahmani (@amir_rrahmani13)

Të ngjashme