ShowBiz
“Dashni” nga Dafina dhe MUMA renditet e 12-ta në botë
Demokracia
13:55 | 10 Mars 2022

Share:

Dafina Zeqiri është ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare.

Pothuajse secili projekt i saj muzikor shndërrohet në hit të padiskutueshëm.

Së fundi ajo ka sjell bashkëpunimin e dytë me Muman, pas atij të parit “Pa ty”, i cili ishte hit i jashtëzakonshëm.

Projekti i tyre i dytë mban titullin “Dashni”, dhe kjo këngë qysh në ditët e para të lansimit ka treguar suksesin e saj.

Deri tani në Youtube, kënga ka arritur të kap mbi një milionë e 700 mijë klikime.

Por si duket ky nuk është suksesi i vetëm.

Videoklipi i këngës ka arritur që në ditët e para të renditet e 12-ta në botë.

Kjo u bë e ditur nga producenti i kësaj kënge, Donat Prelvukaj i njohur si “Cricket Music”, përmes një storje në “Instagram”./Lajmi.net

Të ngjashme