Lajme
DASH: SHBA e përkushtuar të bashkëpunojë me BE-në për bisedimet Kosovë-Serbi
Demokracia
11:07 | 25 Shkurt 2021

Share:

Një zyrtare e lartë e Departamentit të Shtetit tha për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të punuar me Bashkimin Evropian, që po bën të mundur dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.

Komentet e zëvendës ndihmës sekretares së Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Molly Montgomery vijnë ndërsa udhëheqësi i lëvizjes Vendvendosje Albin Kurti pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kur u pyet për mundësinë e një dialogu të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, zonja Mongomery i tha Zërit të Amerikës se: “Ne vazhdojmë të mbështesim dialogun Beograd-Prishtinë të mundësuar nga Bashkimi Evropian, dhe presim me padurim një marrëveshje gjithëpërfshirëse, një marrëveshje normalizimi që do të çonte në një njohje të ndërsjellë, ose në bazë të njohjes reciproke.”

Zëri i Amerikës: A është zbehur perspektiva e dialogut Kosovë-Serbi?

Molly Montgomery: Ne vazhdojmë të mbështesim dialogun Beograd-Prishtinë të mundësuar nga Bashkimi Evropian, dhe presim me padurim një marrëveshje gjithëpërfshirëse, një marrëveshje normalizimi që do të çonte në një njohje të ndërsjellë, ose në bazë të njohjes reciproke. Ky do të jetë qëllimi ynë drejt së ardhmes.

A e shihni një dialog Serbi-Kosovë të ndërmjetësuar nga Uashingtoni, i pavarur nga një përpjekje paralele e Bashkimit Evropian, në administratën e Presidentit Biden ?

Molly Montgomery: Jemi të përkushtuar për të punuar me BE-në që po mundëson dialogun, dhe me partnerët tanë së bashku. Është një parim shumë i rëndësishëm për angazhimin tonë në Ballkanin Perëndimor. E dimë që kemi qenë më të suksesshëm atje kur bashkëpunimi ka qenë i ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë evropianë, pra kjo do të jetë qasja jonë.

Intervistën e plotë mund ta lexoni KËTU.

Të ngjashme