Lajme
DASH: Qeveria Kurti më së shumti bashkëpunoi me serbët dhe pakicat tjera
Demokracia
10:15 | 21 Prill 2022

Share:

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar së fundmi Raportin për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2021.

Në Raportin për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2021 të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, theksohet edhe përfaqësimi i komuniteteve jo shumicë në Kuvendin e Kosovës.

LEXO EDHE: 

Departamenti Amerikan i Shtetit godet Vjosa Osmanin, e quan të motivuar politikisht shkarkimin e Valdete Dakës

Sipas këtij raporti, si asnjë herë më parë, serbët dhe pakicat e tjera kanë bashkëpunuar me Qeverinë e Kosovës, e cila udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton Demokracia.com.

“Partitë politike që i përfaqësonin grupet e pakicave etnike në përgjithësi raportuan për bashkëpunim dhe partneritet më të mirë me Qeverinë e udhëhequr nga Vetëvendosja sesa me paraardhësit e saj”, thuhet në raport.

Sipas këtij raporti, pakicat etnike kanë më shumë përfaqësim në Kuvendin e Kosovës në proporcion me numrin e popullsisë që kanë. /Demorkacia.com/

Të ngjashme