Lajme
DASH: Kosova ta themelojë Asociacionin, situata në veri ka potencial të eskalojë
Demokracia
21:28 | 08 Nëntor 2022

Share:

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, gjatë një konferencë për media, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të implementojnë marrëveshjet të cilat tashmë i kanë nënshkruar në procesin e dialogut, duke përfshirë edhe fillimin e bisedimeve nga pala kosovare për të themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Ne po u bëjmë thirrje të dyja palëve që të zbatojnë detyrimet që kanë nënshkruar përmes procesit të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka theksuar Price.

Ai ka komentuar edhe tërheqjen e përfaqësuesve të komunitetit serb nga të gjitha institucionet e Kosovës.

“Largimi i serbëve të Kosovës nga institucionet nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencialin për eskalim të mëtutjeshëm të tensioneve në terren. Të gjitha palët duhet të bëjnë hapa për të zvogëluar tensionet dhe të sigurojnë paqe dhe stabilitet”, tha ai, shkruan AlbanianPost.

Një retorikë çfarë po mbretëron aktualisht në raport me veriun e Kosovës, sipas Priceit vë në rrezik jetët e qytetarëve.

“Aksionet dhe retorika që rritë mundësinë e dhunës vë jetë të pafajshme dhe të forcave ndërkombëtare paqeruajtëse që janë në terren në një rrezik të panevojshëm”.

Zëdhënësi amerikan ka potencuar gjithashtu se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës pajtohen me Bashkimin Evropian se zhvillimet e fundit janë shqetësuese dhe vënë në rrezik progresin e rëndësishëm të arritur deri tani në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”

Të ngjashme