Sport
“Dardanët” zhvillojnë stërvitjen e fundit para miqësores me Gambinë
Demokracia
18:01 | 10 Qershor 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë edhe një ndeshje të fundit miqësore në muajin qershor.

“Dardanët” nën urdhërat e përzgjedhësit zviceran, Bernard Challandes momentalisht janë duke zhvilluar seancën e fundit stërvitore para takimit kundër kombëtares afrikane, Gambisë.

Kosova dhe Gambia do të ndeshen nesër në qytetin bregdetar të Turqisë, në Antalia me fillim nga ora 19:00.

Demokracia.com është tash e sa ditë afër ekipit kombëtar të Kosovës duke përcjellur nga afër çdo detajë.

Kujtojmë se Kosova deri më tani ka zhvilluar tri ndeshje kontrolluese këtë muaj duke korrur dy fitore dhe një humbje.

Më 1 qershor, Kosova triumfoi lehtësisht 4-1 ndaj San Marinos, ndërkohë tri ditë më vonë regjistroi tjetër fitore ndaj Maltës 1-2.

Kosova pësoi në takimin e tretë në Turqi nga kombëtarja tjetër afrikane, Guinea me shifrat 1-2. /Demokracia.com

Të ngjashme