Sport
“Dardanët” të pa fat ndaj Norvegjisë, dalin kokëulur nga palestra “Minatori”
Demokracia
21:20 | 27 Shkurt 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka pësuar humbje nga Norvegjia sonte në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2025.

“Dardanët” u mposhtën 95:92 nga kombëtarja skandinave, pas vazhdimeve prej pesë minutave.

Norvegjezët u treguan vendimtar në fund të përballjes kur edhe e siguruan fitoren.

Drilon Hajrizi e Erjon Kastrati u dalluan te Kosova. Hajrizi ndeshjen e mbylli me 18 pikë e gjashtë kërcime.

Kastrati kishte 17 pikë, katër kërcime e katër asistime. Më efikasi ishte kapiteni Dardan Berisha me 27 pikë.

Te Norvegjia i pandalshëm ishte Harald Frey. Ai ndeshjen e mbylli me 38 pikë.

Kosova ndeshjen e fundit e luan më 30 qershor, në udhëtim ndaj Danimarkës. Por tani gjasat për avancim tutje i ka dukshëm më të vogla./Demokracia.com/

Të ngjashme