Sport
Dardanët shpresojnë në përkrahjen e tifozëve në Norvegji, këtu mund t’i gjeni biletat
Demokracia
14:37 | 20 Nëntor 2021

Share:

Më 25 Nëntor, Kosova përballet me Norvegjinë në udhëtim, në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.

Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 në Bergen, në palestrën “Haukelandshallen”. 1200 bileta kanë dalur në shitje, duke respektuar masat anti-Covid në Norvegji.

Basketbollistët e Kosovës shpresojnë në përkrahjen nga tifozët shqiptarë në Norvegji, ashtu siç i kanë përkrahur në çdo përballje që kanë zhvilluar si mysafirë.

Gjithashtu kjo është një mundësi e mirë për diasporën shqiptare në Norvegji të përkrahin basketbollistët e Kosovës në këtë ndeshje shumë të rëndësishme.

Kjo është hera e parë që takohen Norvegjia dhe Kosova, ndërsa për norvegjezët është ndeshja e parë kualifikuese pas 20 vjetësh.

Dardanët, pas sfidës me Norvegjinë, më 28 Nëntor takohen me Danimarkën në Prishtinë.

Linku i biletave për ndeshjen Norvegji-Kosovë:

https://buyticket.no/…/2021-11-25…/haukelandshallen…

Ose në Federatën Norvegjeze

https://www.basket.no. /Demokracia.com

Të ngjashme