Sport
“Dardanët” sërish me fitore të thellë, Moldavia “viktima” e radhës
Demokracia
19:49 | 17 Gusht 2021

Share:

Kosova ka shënuar edhe një tjetër fitore bindëse, kësaj radhe ndaj Moldavisë 122:42 (34:15, 26:10, 37:3, 25:14), duke dominuar nga fillimi deri në fund për të marrë fitoren e dytë në FIBA European Challenger, që po mbahet në Prishtinë.

Kosova e nisi për mrekulli ndeshje, duke aplikuar lojë agresive, ku minutë pas minute e thellonte epërsinë, derisa çereku i parë përfundon 34:15.

Dardanët për asnjë minutë nuk u ndalën për të thelluar edhe më shumë epërsinë, kurse pjesa e parë përfundon 60:25.

Basketbollistët e rinj të Kosovës vazhduan me dominim të plotë si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm, ku epërsia sa vinte e thellohej, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 97:28. Dardanët nuk u ndalën as në 10 minutat e fundit për të shënuar fitore bindëse 122:42.

Të gjithë basketbollistët e Kosovës u aktivizuan, ndërsa u dalluan Arlind Hysen Konjuhi me 26, Eris Zeneli me 24 pikë e pesë kërcime, Drinor Gërxhaliu me 13 pikë dhe Norik Binqe me 13 sosh. /Demokracia.com.

Të ngjashme