Sport
“Dardanët” poshtëruan tifozët grekë pas ndeshjes
Demokracia
12:54 | 13 Qershor 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje të hidhur mbrëmë në Volos të Greqisë.

Në “Panthessaliko Stadium”, “Dardanët” ishin mysafirë të Greqisë. Ndeshja e vlefshme për grupin 2 të Ligës C të Kombeve i takoi helenëve 2:0.

Tifozët grekë nuk i kishin ndalur provokimet ndaj “Dardanëve” mbrëmë.

Përveç se e fishkëllyen himnin e shtetit të Kosovës dhe provokuan me vendosjen e flamurit serb, tensione kishte edhe mes tifozëve.

Gjatë ndeshjes, grekët kanë gjuajtur me mjete ndezëse në drejtim të tifogrupit “Dardanët”.

Pas pjesës së parë ndodhi edhe një përleshje mes tifozëve të Kosovës dhe Greqisë, ku u nevojit ndërhyrja e Policisë për të qetësuar sadopak situatën.

Nga “Dardanët” është publikuar një fotografi ku shihen veshjet e grekëve. Kjo në rregullat e tifozërive konsiderohet si fyese ose poshtëruese për tifozët kundërshtarë, kur një tifogrup ua merr ato që e simbolizojnë një grup të tifozëve, si transin apo rekuizitat./Demokracia.com/

Të ngjashme