Sport
“Dardanët” ofrojnë birra falas për çdo gol të Kosovës sonte ndaj Suedisë
Demokracia
18:16 | 28 Mars 2021

Share:

Kosova do ta nis sonte kampanjën eliminatore në rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

“Dardanët” janë nikoqirë të Suedisë në ndeshjen e vlefshme për grupin B, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja do të luhet pa tifozë shkaku i masave anti-COVID, por tifogrupi “Dardanët” do ta mbështesin Kosovën nga fanclubi i tyre.

Kreu i “Dardanëve”, Lulzim Berisha ka premtuar birra falas për çdo gol të Kosovës në fanclub.

https://www.facebook.com/luli.tina/posts/3913897705355759

Postimi i plotë i Berishës:

Të pamposhtun, të pafrikshëm.

Forca Kosova jonë , për fitoren e radhës.

p.s për cdo gol që shënon Kosova, birra falas në fanclub Dardanët”.

Ndryshe, ndeshja e sontme në stadiumin “Fadil Vokrri” nis nga ora 20:45. /Demokracia.com

 

Të ngjashme