Sport
“Dardanët” munden nga “Tulipanët”
Demokracia
15:04 | 31 Korrik 2022

Share:

Kosova ka pësuar humbjen e tretë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për meshkuj U18.

Dardanët e rinj janë mundur nga Holanda me rezultat 44:78 (7:23, 10:13, 11:20, 16:22), përcjell Demokracia.com.

Derisa për basketbollistët e Kosovës ishte humbja e tretë në tri ndeshje, për Tulipanët ishte fitorja e parë.

Fillimi i mirë u dha komoditet në vazhdim të ndeshjes. Çerekun e parë e fituan 7:23 dhe këtë epërsi e rritën në vazhdim të ndeshjes, duke fituar 44:78.

Te Kosova u dallua Olsi Kurtaj me 21 pikë e pesë kërcime./Demokracia.com/

Të ngjashme