Sport
Kosova lë pas fitoren ndaj Gjeorgjisë, nis përgatitjet për ndeshjen kundër Greqisë
Demokracia
11:55 | 03 Shtator 2021

Share:

Kosova të dielën do ta zhvillojë një ndeshje tjetër të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, shkruan Demokracia.com.

Dardanët do të ndeshen me Greqinë  sfidë kjo që luhet në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

Skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes, mbrëmë vonë ka mbërritur në Prishtinë pas fitores në Gjeorgji, ndërsa sot nga ora 1330 në stadiumin “Fadil Vokrri” kryen stërvitje për duelin e radhës.

“Ju njoftojmë se Kombëtarja e Kosovës e zhvillon stërvitjen e radhës sot në orën 13:30 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë”, thuhej në komunikatën e lëshuar nga Federata e Futbollit e Kosovës. /Demokracia.com

Të ngjashme