Sport
“Dardanët” hyjnë në stadium, gati për ta përkrahur Kosovën ndaj Greqisë
Demokracia
20:24 | 14 Nëntor 2021

Share:

Tifozët e Kombëtares së Kosovës të njohur si “Dardanët” kanë hyrë në stadium për ndeshjen kundër Greqisë.

Ndonëse në numër të vogël, “Dardanët” do të jenë përkrahje më e fuqishme e lojtarëve të Kosovës në këtë duel, raporton Demokracia.com.

Ndeshja e sontme e Grupit B do të zhvillohet në stadiumin olimpik në Athinë me fillim nga ora 20:45.

“Dardanët” sonte do ta zhvillojnë ndeshjen e fundit në udhëtim kundër Greqisë.

Kosova, ka vetëm katër pikë pas shtatë ndeshjeve dhe e mbyll renditjen në grupin B. /Demokracia.com

Të ngjashme