Lajme
Dardan Molliqaj: Të mos habitemi nëse qeveria na sugjeron të marrim kredi për rrymë
Demokracia
19:25 | 25 Janar 2022

Share:

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka vazhduar me qëndrimin e tij të hapur kundër tarifave në rritje të energjisë elektrike.

Molliqaj shprehet se qeveria në këtë mënyrë po i shërben kompanive private4 në kurriz të qytetarëve.

”Shtrenjtimi i rrymës po vjen pas shtrenjtimit të pothuajse secilit produkt bazik.

Qeveria po i shërben kompanive private në kurriz të qytetarëve. Te mos habitemi nëse qeveria do të na sugjerojë të marrim kredi për rrymë”.

Të ngjashme