Lajme
Dardan Molliqaj reagon për aferën e këshilltarit të Liburn Aliut: E kemi thënë shumë kohë më parë
Demokracia
23:42 | 01 Qershor 2022

Share:

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas publikimit të një afere e cila thuhet se është bërë nga këshilltari i Ministrisë së Infrastrukturës.

Molliqaj përmes një videomesazhi në rrjetin social Facebook, ka thënë se këtë e kishin paralajmëruar shumë kohë më parë, përcjell Demokracia.com.

“Shiheni se si diskursi anti-korrupsion i pushtetit u përmbys. Aferat korruptive që u zotuan që do t’i luftojnë po iu dalin në shesh publikisht. E kemi thënë shumë kohë më parë që kjo do t’i ndodh partisë që braktisi idealet e barazisë e progresit”, ka thënë ai.

Nacionale ka publikuar një audioincizim për një aferë korruptive në Ministrinë e Infrastrukturës që udhëhiqet nga Liburn Aliu.

Në këtë aferë korruptive raportohet se është i përfshirë Florent Ramqaj, këshilltari i ministrit Liburn Aliu dhe thuhet se bëhet fjalë për një shumë të parave rreth 30 mijë euro./Demokracia.com/

Publikohet afera e këshilltarit të Liburn Aliut

Të ngjashme