Dardan Çaka është shpallur gjyqtari më i mirë në Kosovë për vitin 2021.
Çaka ka fituar çmimin e gjyqtari më të mirë në Kosovë për vitin 2021 nga Federata e Futbollit të Kosovës, raporton Demokracia.com.
Gjyqtari vushtrrias ka kaluar nëpër një vit fantastik duke ndarë drejtësinë në mënyrë korrekte.
Çakës i ishin besuar disa nga ndeshjet më interesante dhe më vendimtare në Superligën e Kosovës në futboll.
Për Çakën kjo është hera e parë që merr çmimin si më i miri i vitit. /Demokracia.com/