Sport
Dardan Berisha, Sportisti i Vitit 2020 në Kosovë
Demokracia
18:01 | 22 Shkurt 2021

Share:

Komiteti Olimpik i Kosovës ka ndarë sot çmimet për sportistin më të mirë të vitit. Kështu çmimi i Sportistit të Vitit për herë të parë shkoi tek ylli i basketbollit tonë, Dardan Berisha, transmeton Demokracia.com.

Çmimi është dhënë nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Dardani ishte njëri prej më të dalluarve në dy fitoret e kombëtares tonë të basketbollit në ndeshjet ndaj Islandës dhe Luksemburgut.

Ai kontribut të madh ka dhënë edhe për klubin e vendlindjes së tij, Peja, të cilës ia ktheu shkëlqimin, duke e fituar Kupën e Kosovës në basketboll, derisa vazhdon të mbetet lojtari më i dalluar, jo vetëm në Superligën e Kosovës.

“Falënderoj Komitetin Olimpik të Kosovës për çmimin, falënderoj Federatën e Basketbollit të Kosovës që na përkrah gjithmonë, familjen time për mbështetje dhe tifozët tanë”, ka thënë Berisha në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. /Demokracia.com

Të ngjashme