Lajme
Danimarka u ndan të moshuarve nga 5.000 krona për t’u ballafaquar me inflacionin
Demokracia
12:03 | 24 Qershor 2022

Share:

Deputetët danezë janë pajtuar për ndarjen e 3.1 miliardë kronave daneze (rreth 439 milionë dollarë) për të moshuarit dhe disa masa të tjera për ta luftuar ndikimin e rritjes së inflacionit dhe çmimit të lartë të energjisë, tha të premten Ministria e Financave.

Personat e moshuar me të ardhura të ulëta do të marrin nga 5.000 krona (rreth 670 euro), thuhet në njoftim.

“Ekonomia daneze është rrënjësisht e fuqishme, por është sfiduar nga rritja e çmimeve pas luftës së Putinit në Ukrainë”, tha ministri i Financave, Nicolai Wammen.

Të ngjashme