Lajme
Danimarka ndërton ‘ishullin e parë të energjisë’ në Detin e Veriut
Demokracia
09:35 | 11 Shkurt 2021

Share:

Projektit për të ndërtuar një ishull gjigand që siguron energji të mjaftueshme për tre milionë familje, tashmë i është dhënë drita jeshile nga politikanët e Danimarkës.

Ishulli i parë energjetik në botë do të jetë i madh sa 18 fusha futbolli, por ka shpresa për ta bërë atë tre herë më të madh, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.

Ai do të shërbejë si një qendër për 200 turbina gjigande me erë në det të hapur.

Ky është projekti më i madh i ndërtimit në historinë daneze, që kushton rreth 210 miliardë korona (rreth 28 miliardë euro ose 34 miliardë dollarë).

I ndodhur afër 80 km larg detit, ishulli artificial do të ishte të paktën gjysmë në pronësi të shtetit, por pjesërisht edhe pronë e sektorit privat.

Ai nuk do të furnizojë me energji elektrike vetëm danezët, por edhe rrjetet e tjera të energjisë elektrike të vendeve fqinje. Megjithëse ato vende nuk janë detajuar ende, profesori Jacob Ostergaard i Universitetit Teknik të Danimarkës i tha BBC-së se Mbretëria e Bashkuar mund të përfitonte, si dhe Gjermania ose Holanda. Hidrogjeni i gjelbër do të sigurohej gjithashtu për t’u përdorur në transportin detar, për aviacionin, për industrinë dhe për transportin e rëndë.

Sipas Aktit të Klimës së Danimarkës, vendi është zotuar për një reduktim ambicioz prej 70% të emetimeve të gazrave serrë në vitin 1990 deri në vitin 2030, dhe për t’u bërë neutral i CO2 deri në vitin 2050. Dhjetorin e kaluar ai njoftoi se po i jepte fund të gjitha kërkimeve të reja të naftës dhe gazit në Detin e Veriut./Demokracia.com

Të ngjashme