Sport
Dallku uron presidentin e Federatës: Kush ishin ata që donin ta pengonin futbollit?
Demokracia
12:32 | 15 Mars 2022

Share:

Armand Dka ka marrë sot edhe një mandate në krye të Federatës shqiptare të futbollit. Duka për herë të gjashtë me radhë është zgjedhur president i FSHF-së, derisa këtë herë si kurrë më parë ishte i atakuar edhe nga politika, shkruan Demokracia.com.

Me shumë presion dhe akuza, Duka u atakua për t’ia pamundësuar drejtimin e Federatës por ja që delegatët menduan ndryshe dhe zgjodhën  sipas tyre më të mirin.

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, tash trajner i KF Dukagjinit, Armend Dallku e ka uruar Dukën, derisa ka pyetur se kush ishin ata që donin ta pengonin futbollin?

“Kush ishin ata që deshën ta pengonin futbollin? Urime mandatin e 6-shtë president Armand Duka”, ka shkruar Dallku në një storie në Facebook.

Të kujtojmë se edhe Federata e Futbollit e Kosovës është në proces zgjedhor. Presidenti aktual, Agim Ademi mbetet favorit numër një për ta marrë drejtimin e FFK-së, derisa si kundërkandidat pritet ta ketë djalin e Fadil Vokrrit, Gramozin.

Zgjedhjet në FFK do të mbahen me 6 prill. /Demokracia.com

Të ngjashme