Dukagjini ka pësuar humbje të thellë nga Drita në kuadër të javës së 16-të në elitën e futbollit kosovar.
“Hithat” u mposhtën 4-0 nga gjilanasit në përballjen e luajtur në Gjilan, shkruan Demokracia.com.
Kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka hedhur gishtin kah gjyqtarët pas ndeshjes, duke pretenduar se gjyqtarët nuk kanë guxim të shohin VAR-in për raste diskutabile.
“Në këtë ndeshje kishte gjithçka kundër nesh. Gjyqtarët nuk kanë guximin të shkojnë dhe të shohin në VAR rastet diskutabile. Kemi gjashtë kartonë të kuq kundër, gjashtë penallti kundër dhe zero penallti në favorin tonë. Jemi ekipi larg më i dëmtuar në gjitha sferat. Duhet të këtë kujdes, nuk po kërkoj të na falin, por të kenë guximin që të paktën ta shohin VAR-in këta gjyqtarë. Nuk e kuptoj se si po funksionin, por po funksionin sipas qejfit”, ka thënë Dallku për Art Sport.
Sipas Dallkut, sistemi VAR në Kosovë po funksionin sipas qejfit, ndërsa ka zbuluar se çfarë i kanë thënë lojtarët e tij.
“Sa i përket lojës, fusha ka qenë e rënduar dhe rezultati është i thellë me një lojtar më pak. Por, është më tepër dëshpërim. Lojtarët po më thonë se është e vështirë të gjejmë motivim me këta njerëz. Është e dhimbshme dhe kemi rezerva në këta njerëz. Tash kemi VAR-in, pro sipas asaj që po shohim po funksiononin sipas qejfit, për dikë nënë e për dikë njerkë. Jo humbje me meritë, por me ndihmë”, shtoi trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku.
Dukagjini vazhdon të mbetet në “zonën e kuqe”, saktësisht në vendin e parafundit me 16 pikë të tubuara. /Demokracia.com