Sport
Dallku: Prishtina shfrytëzoi dy rastet e vetme, duhet të punojmë më shumë në këtë aspekt
Demokracia
19:03 | 19 Shtator 2021

Share:

Dukagjini e ka vazhduar krizën e rezultateve edhe në takimin si vendas kundër Prishtinës.

“Hithat” u mposhtën me rezultat të ngushtë 1-2 nga Prishtina në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku pas ndeshjes theksoi se Prishtina shfrytëzoi dy mundësitë e vetme.

Tutje, Dallku tregoi se në cilin aspekt duhet të punohet më shumë në kampin “bardhegjelbër”.

“Kemi luajtur si të gjitha ndeshjet, por kundërshtari me dy gjuajte në portë dy gola. Kemi pasur rastët tona por nuk i shfrytëzuam. Nuk është hera e parë që demtohemi për shkak të penalltisë, ne nuk patem as pamje të VAR-it. Kemi vërjejtje sa i përket kësaj. Jemi te pafat në shumë ndeshje. Gabimi është edhe të ne por ne po prodhojmë shumë dhe nuk po shënojmë shumë. Duhet te punojmë shumë në aspektin e shënimit të golave, duhet të punojmë përpara për gjithë lojtarët. Duhet t’i shfrytezojmë rastet tona”, tha Dallku për Art Sport. /Demokracia.com

Të ngjashme