Sport
Dallku për triumfin në kryeqytet: Dukagjini po fiton si Barcelona, trajneri i Prishtinës te merret me skuadrën e tij
Demokracia
17:33 | 30 Prill 2022

Share:

Dukagjini ka realizuar edhe fitoren e katërt radhazi në Superligën e Kosovës dhe kësisoj ka bërë një hap të madh në luftën për ikje nga zona e barazhit. Klinasit triumfuan në kryeqytet ndaj Prishtinës.

Takimi i javës së 32-të në elitën e futbollit kosovar i zhvilluar në “Fadil Vokrri” i takoi “Hithave” që fituan 0:1, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku pas ndeshjes u shpreh i kënaqur me fitoren dhe angazhimin e futbollistëve të tij.

Dallku ndër tjerash kritikoi edhe trajnerin e Prishtinës, duke thënë se “askush nuk ka faj që skuadra e tij nuk po krijon asnjë rast gjatë ndeshjes”.

“Rëndësi për ne kanë pikët e fituara. Jam shumë i kënaqur me atë çfarë treguan lojtarët e mi në këtë ndeshje. Dukagjini po fiton si Barcelona, dhe trajnerit të Prishtinës askujt nuk i faj që ekipi i tij nuk po arrin të krijojë asnjë rast brenda 90 minutave. Ai duhet të merret me problemet e skuadrës së tij. Tani e kuptova ku është problemi i Prishtinës, por ky klub nuk e meriton të ketë trajtim të tillë”, tha Dallku për Art Sport.

“Fitore shumë e rëndësishme, asgjë nuk ka përfunduar pasi kemi edhe katër ndeshje. Ne po luajmë shumë mirë dhe po i marrim pikët e plota, por në këto ndeshjet e fundit po arrijmë t’i konkretizojmë rastet të cilat po i krijojmë. Kundërshtarit nuk i kemi lejuar hapësira”, shtoi ai.

Dukagjini është ngritur në kuotën e 42 pikëve në vendin e 6-të aq sa ka edhe Prishtina një pozitë më lart./Demokracia.com/

Të ngjashme