Sport
Dallku pas shumë rasteve të humbura nga Dukagjini: Trajneri e ka për detyrë ekipin ta dërgojë deri te zona
Demokracia
17:30 | 25 Shtator 2021

Share:

Ulpiana dhe Dukagjini barazuan në ndeshjet e gjashtë kampionale në kuadër të Superligës së Kosovës.

Pas takimit, trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku për “Art Sport” ka thënë se ekipi po krijon rase por nuk po shfrytëzohen, sipas tij trajneri e ka për detyrë që ekipin  ta afrojë deri te rastet, ato pastaj duhet të realizohen nga lojtarët.

“Po luajmë mirë dhe po prodhojmë shumë, por megjithatë jemi duke shënuar pak. Paraqitja e ekipit është shume pozitive, kemi krijuar shumë raste, goditëm dy herë shtyllat”.

“Fati është duke munguar në anën tonë, jemi duke krijuar në çdo ndeshje por po shënojmë shumë pak. Pozitive nga ndeshja e sotshme është që nuk pranuam gol. Trajneri ka për detyrë që të dërgojë ekipin deri te zona e 16 metërshit, pastaj i përket secilit në mënyrë individuale që të vendosë për atë”.

“Shpresojmë që në ndeshjet e tjera të na rikthehet fati, prodhimtaria është në nivel të duhur”, ka thënë ai. /Demokracia.com

Të ngjashme