Sport
Dallku pas pikës së fituar në Suharekë: Nuk ishte maksimumi ynë, do të luajmë çdo ndeshje për fitore
Demokracia
19:39 | 22 Gusht 2021

Share:

Dukagjini ka fituar një pikë në javën e parë në elitën e futbollit kosovar.

“Hithat” barazuan 2-2 ndaj Ballkanit në stadiumin e qytetit në Suharekë, shkruan Demokracia.com.

Kryetrajneri i skuadrës, Armend Dallku është shprehur i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij.

Dallku ka shtuar se skuadra e tij luan në çdo takim për tri pikë.

“Nuk ishte ky maksimumi ynë, pasi po ashtu mbetëm edhe me një lojtar më pak në fushë. Në përshtypjen e parë mendoj që lojtari e shkeli topin si fillim tek rasti i kartonit të kuq. Jam shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve që nuk u dorëzuan deri në fund”, ka thënë Dallku për Art Sport.

“Është një pikë e rëndësishme pasi ishte ndeshja e parë në Superligë këtë edicion. Në çdo ndeshje do të luajmë për fitore sepse nuk jemi turistë në Superligë”, përfundoi Dallku. /Demokracia.com

 

Të ngjashme