Dukagjini ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi kundër Feronikelit.
Ndeshja e javës së 13-të kampionale në Klinë u mbyll 1-0 në favor të “Hithave” me golin e shënuar nga Bujar Shabani, shkruan Demokracia.com.
Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka thënë se për skuadrën e tij rëndësi kanë pikët, ngase sipas tij, ata kanë humbur shumë pikë gjatë rrugës.
“Rëndësi kanë tri pikët, pavarësisht që hasëm në vështirësi pasi kundërshtari nuk na la shumë hapësira. Një gol i tillë është i mirëseardhur pasi e kemi kërkuar gjatë tërë takimit”.
“Për ne kanë rëndësi vetëm pikët, pasi kemi humbur pikë të mjaftueshme, pavarësisht që loja nuk ishte shumë e pëlqyeshme”, theksoi Dallku për Art Sport. /Demokracia.com